Ronaldo nuk toleron as djalin e tij!

09/01/2016 00:00

Tre herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, pavarësisht axhendës së ngjeshur me Realin e Madridit, ka gjetur kohë të argëtojë djalin e tij 5-vjeçar.

Në një video që ylli portugez e ka postuar në rrjetet sociale, ai luan së bashku me të birin.

Por edhe pse në këtë rast kundërshtar ka djalin e tij vetëm 5-vjeçar, Ronaldo nuk  toleron. Kjo tregohet në fundin e videos, kur djali i tij gabon dy herë në tentativë për ta dërguar topin në portë, ndërsa Ronaldo nuk toleron aspak.

Top Channel