Egjipt, militantë të ISIS plagosin me thikë 3 turistë në një hotel

09/01/2016 00:00

Tre turistë të huaj, dy austriakë dhe një suedez, u plagosën me thikë pranë një hoteli në Detin Kuq në Egjipt.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se sulmi me thika është kryer nga dy persona, të cilët dyshohet se janë militantë të Shtetit Islamik. Ngjarja ndodhi në hotelin “Bella Vista”, ku autorët e sulmit u qëlluan për vdekje nga policia. 

BBC shkruan se autorët kishin si synim të merrnin pengë turistët. Forcat e policisë janë vënë në kërkim të personave të tjerë, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e sulmit.

Prej kohësh, Egjipti po përballet me militantët e Shtetit Islamik me bazë në gadishullin e Sinait.

Top Channel