Tenton të rrëmbejë qenin e Obamës, arrestohet

09/01/2016 00:00

Policia amerikane ka arrestuar një person, për të cilin ka bërë të ditur se kishte planifikuar të rrëmbente njërin nga dy qentë e Presidentit amerikan, Barack Obama.

Zyrtarët thanë se Scott Stockert, nga Dakota e Veriut, ishte personi në fjalë, të cilit policia në Uashington DC i ka gjetur armë në automjetin e tij, duke përfshirë një armë gjahu një pushkë dhe një hanxhar.

Policia ka bërë të ditur se në momentin e arrestimit, Scott Stockert ka bërë disa kërkesa të çuditshme. Ai i kishte thënë policisë se synon të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu ai tha se ishte i biri i F. Kennedy dhe aktores Marilyn Monroe.

Top Channel