Një mesazh për Vladimir Putin

09/01/2016 00:00

Një i mbijetuar nga i ftohti mjaft i zemëruar i drejtohet me një videomesazh presidentit rus Vladimir Putin, pasi 80 persona pritën për 15 orë që të mbërrinin forcat e shpëtimit në rajonin Orenburg të Rusisë.

I ngrirë deri në palcë, shoferi dhe të tjerë persona vuajtën acarin brenda automjeteve të tyre, teksa u bllokuan në rrugën kresore të rajonit, në jug të maleve Urale.

Rusia dërgon ndihma jashtë, por “ne nuk mund të shpëtojmë njeëzit tanë”, thotë Pavel Gusev. Video e hedhu në YouTube është parë nga gjysëm milionë njerëz.

“Ju bëj apel, Vladimir Vladimirovich (Putin) , ju kërkoj të merreni me këtë, të ndihmoni ata që vuajnë nga i ftohti i ashpër…. dhe të zgjidhni Ministrinë e Emergjencave Civile”, i drejtohet ai.

Sipas Gusev, disa prej atyre që kishin kërkuar ndihmë kishin marrë këtë përgjigje nga stafi i ekipeve të shpëtimit: “Duhet të kishit qëndruar në shtëpi, nuk kishin ndonjë punë që të dilnit”.

Prokurorët e Komitetit hetues rus po hetojnë përgjigjet e emergjencave në natën e 3 janarit, kur automjetet u bllokuan në dëborë në rrugën e Orenburgut.

Top Channel