Morën peng 39-vjeçarin, arrestohen pas 2 orësh tre pengmarrësit

09/01/2016 12:00

Pas dy orësh policia ka bërë të mundur arrestimin e tre pengmarrësve të Ylber Kerës, 39-vjeçari që u mor peng në mesditë në sy të djalit të tij 8-vjeçar.

Burime policore bëjnë me dije se të tre personat udhëtonin me mjetin tip Benz në momentin që futën me forcë në makinë Kerën.

Sipas deklarimeve të 8-vjeçarit, Ylber Kera ka qënë duke ecur me fëmijën e tij dhe është konfliktuar me disa persona, të cilët ishin duke udhëtuar me një mjet tip “Benz”.

I ati pasi ka debatuar është marrë me dhunë në makinë nga këta shtetas dhe janë larguar.

Top Channel