Banorët bëjnë bilancet e përmbytjeve në Elbasan

09/01/2016 00:00

As pushteti dhe as vetë banorët nuk i menduan në atë kohë pasojat e asaj që do të ndodhte. Shtëpitë e ndërtuara buzë lumit me zhavorin e hequr nga argjinaturat, përmbyten çdo vit duke bërë që qindra familje të jenë në mëshirë të kushteve të motit. Këtë vit në fshatin Murriqan uji ka depërtuar në 30 shtëpi.

Ndërsa ujërat largohen nga fshati dhe banorët po bënë bilancin e dëmeve, moti i keq ka shkaktuar mjaft dëme edhe në rrugët e qarkut të Elbasanit. Disa ura e rrugë u shembën duke bllokuar qytete dhe fshatra. Qyteti i Gramshit dhe fshatrat qëndruan të izoluar gjatë mbrëmjes së mërkurës deri mesditën e së enjtes ku shembja e rrugës u riparua përkohësisht vetëm për mjete të tonazhit të ulët.

Po ashtu gjatë pasdites së djeshme aksi kombëtar Elbasan-Librazhd u dëmtua rëndë nga prurjet e lumit Shkumbin, duke bërë që pranë fshatit Xibrakë lëvizja të kryhet në një korsi. Edhe shtrati i urës është shembur në një gjatësi prej 70 metrash duke përgjysmuar shtratin e rrugës duke bërë që lëvizja e mjeteve të kryehet në një drejtim. Sipas specialistëve një tjetër prurje e ngjashme e lumit mund ta dëmtojë edhe më tej këtë pjesë të rrugës.

Deputeti Taulant Balla, Prefekti i qarkut dhe specialistë të rrugëve panë nga afër situatën duke bërë përgjegjes për këtë një kompani e cila 5 vite më parë, përgjatë rrugës ka shtuar një fibër optike duke çarë edhe rrugën. Deputeti Balla e quajti këtë një shkatërrim të paralajmëruar dhe kërkoi që riparimi të mos paguhet nga taksapaguesit shqiptarë, por nga përgjegjësit si dhe kërkoi nisjen e hetimit nga ana e prokurorisë.

Top Channel