Teknologjia në fushë, pamjet filmike në ndihmë të gjyqtarëve

09/01/2016 12:30

Edhe pse futbolli në shumë vende i është dorëzuar pjesërisht teknologjisë me përdorimin e saj për të përcaktuar nëse topi kalon vijën fatale, ndryshimet e pritshme nga Bordi Ndërkombëtar i Futbollit, pritet të shkaktojnë revolucion.

IFAB, që është cilësuar si një mbrojtës i shenjtë i rregullave të sportit më popullor në planet, i ka rekomanduar FIFA-s që të shtojë eksperimentimin me video-teknologjinë në mbështetje të arbitrave.

Kjo do të zyrtarizohet në mbledhjet e ardhshme të parashikuar në Kardif nga 4 deri në 6 mars dhe është një perspektivë që shkon përtej diskutimit “gol apo jo”, që përdoret për shembull në Serinë A. Kështu pas diskutimesh të vazhdueshme dhe qëndrimeve kundër, Bordi Ndërkombëtar për herë të parë shprehet në favor të teknologjisë.

Për momentin nuk dihen ende modalitetet e protokollit që do të sjellë video-asistencën për arbitrat, por federatat do të ftohen në asamblenë botërore që të votojnë për një fazë eksperimentimi, një votim fiktiv në Kardif pas dy muajsh, me rezultatin tashmë të ditur.

Top Channel