Përmbytjet, bashkia rehabiliton lumin e Tiranës

09/01/2016 00:00

Pas rreshjeve të dendura dhe përmbytjeve të disa zonave në kryeqytet, bashkia e Tiranës, deklaroi se po punon për rehabilitimin e 9 pikave të ndryshme në lumin e Tiranës.

“Pas masave paraprake që u morën nga Bashkia e Tiranës, tashmë kemi dy ditë që po punojmë për riparimin e pasojave. Sot jemi në njësinë nr. 8, e cila është një ndër pikat nevralgjike, ku po punojmë për rehabilitimin dhe rivendosjen në punë të kolektorëve dhe përgatitjen e barrierave, që me shirat e ardhshëm të mos kemi më probleme. Si kjo pikë në Tiranë, kemi edhe pika sensitive ku po punohet; ato fillojnë nga Zall Bastari, Krraba, Bërzhita, Farka, Kombinati, njësia 1, 8 e 11 dhe brenda në qytetin e Tiranës, në pjesën e poshtme të lumit të Lanës”, tha Admir Abrija, drejtor i Njësive Administrative në Bashkinë e Tiranës.

Administratori i Njësisë Administrative nr.8, Erion Xhafa, tha se në këtë zonë të Tiranës ka pasur dëme të mëdha pas reshjeve të shiut të cilat mund të shmangen në ditët në vijim me ngritjen e argjinaturës.

Top Channel