Roma-Milan ndahen në barazim, pezull fati i trajnerëve

10/01/2016 00:00

Duhej të ishte një ndeshje që mund të shpëtonte përkohësisht pankinën e trajnerëve, por sfida mes Romës dhe Milanit e mbyllur 1-1, e ka lënë pezull çështjen e shumëdiskutueshme të zgjedhjeve për skuadrat respektive.

90-minutëshi i zhvilluar në stadiumin “Olimpico” dhe i vlefshëm për Serinë A, kishte një ritëm të kënaqshëm dhe në fund secili prej ekipeve meritoi pikën e marrë.
 
Rudiger i dha avantazhin e hershëm kryeqytetasve, pas një topi të bukur që mori nga boshnjaku Miralem Pjanic, manovër që befasoi prapavijën e Milanit.

Përgjigja e kuqezinjve vonoi deri në pjesën e dytë, kur Kuçka barazoi rezultatin. Një pasim i japonezit Keisuke Honda gjeti të lirë mesfushorin e miqve, i cili finalizoi me kokë në portën e kryeqytetasve.

Minutat në vazhdim skuadrat patën shans të ndryshonin rezultatin, por portierët respektivë dhe shtylla në një rast për Milanin, e mbajtën barazimin të pandryshuar.

Top Channel