Katalunja, gati për presidentin e ri rajonal

10/01/2016 00:00

Anëtarët e Asamblesë së Katalunjës po përgatiten të zgjedhin presidentin e ri rajonal, pasi partitë propavarësisë arritën marrëveshjen për krijimin e koalicionit.

Partia antikapitaliste “CUP” dhe aleanca “Junts pel Si” – apo “Të bashkuar për pro-në”, – pritet të mbështesin në këtë detyrë Carles Puigdemont.

Dy forcat politike kishin mosmarrëveshje mes tyre, nëse Artur Mas duhej të vazhdonte të mbetej president pas zgjedhjeve, ndaj ai vet vendosi të bënte mënjanë në favor të Puigdemontit, me qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja.

Përplasjet mes dy partive proshkëputjes nga Spanja, që fituan shumicën në votimet rajonale të shtatorit, kishin bllokuar deri më tani krijimin e qeverisë së re katalanase.

Top Channel