Rikthehen reshjet në Çermë, por s’ka rrezik përmbytjeje

10/01/2016 00:00

Shirat u rikthyen sërish të dielën në zonën e Çermës, por rreziku i përmbytjeve duket i largët. Përveç se uji nuk është më i pranishëm në zonat e përmbytura, puna po vazhdon në mbajtjen në gatishmëri të hidrovoreve.

Aktualisht, 5 hidrovoret në rrethin e Lushnjës janë në gjendje pune dhe kanë energji elektrike pa ndërprerje.

Hidrovori i Divjakës dhe ai i Tërbufit mbajnë peshën kryesore në largimin e rrezikut të përmbytjeve. Në Divjakë, sipas specialistëve, hidrovori po përballon kapacitetin maksimal të prurjeve të ujit.

Hidrovori i Divjakës vazhdon të mbahet në gatishmëri të lartë pune, për përballimin e prurjeve të mëdha të ujërave që vijnë në të gjithë zonën. Specialistët thonë se dy elektropompat funksionojnë me kapacitet të plotë.

Top Channel