Durrës, në pranga zv.drejtori i Hekurudhës. Kultivonte kanabis

10/01/2016 00:00

Policia e Durrësit arrestoi zëvendësdrejtorin e Hekurudhës për transportin e mallrave, në linjën Shijak-Tiranë, pasi ky i fundit akuzohet për trafik dhe kultivim të bimës narkotike.

Artur Mahmutaj u prangos, pasi Gjykata e Rrethit dha masën e arrestit me burg për të. 35-vjeçari kishte përshtatur një magazinë në pronësi të tij, në lagjen 15 në Durrës, për kultivimin e kanabis sativës.

Policia gjeti një laborator, me teknologjinë më të fundit të prodhimit të kanabisit në kushte laboratorike. U gjetën edhe 3 kg kanabis, që ishte e gatshme për t’u shitur. Policia po heton për të tjerë të implikuar në rrjetin e zyrtarit të hekurudhave.

Top Channel