Van Gaal për merkaton: Nuk do bëjmë blerje në janar

10/01/2016 00:00

Manchester United nuk do të bëjë blerje të reja në janar, pavarësisht se “Djajtë e Kuq” kanë nevojë për një sulmues të krahut të djathtë.

Ai që e ka deklaruar këtë është vetë trajneri i skuadrës angleze, Luis Van Gaal pas fitores me Sheffield United në FA Cup. Ditët e fundit u fol shumë për mundësinë e transferimit të Felipe Anderson nga Lazio në “Old Trafford”, por trajneri holandez theksoi se do të jetë e vështirë që skuadra e tij të sjellë lojtarë të rinj në këtë sesion të merkatos.

“Mendoj se nuk do të bëjmë blerje në janar”, tha van Gaal. “Sigurisht nuk mund të flas me siguri për këtë gjë, pasi gjithçka mund të ndodhë, por për momentin kjo është ajo që besoj. Për sa u përket përforcimeve që kërkohen, e kam thënë se Manchester United ka nevojë për futbollistë krijues dhe të shpejtë pasi mungojnë. Mata po luan në krahun e djathtë të sulmit dhe po e bën detyrën e tij në mënyrë fantastike, por në këtë pozicion kemi nevojë për një tjetër futbollist”.

Top Channel