Lushnje, mbërrinjë ndihmat e para për zonat e përmbytura

10/01/2016 00:00

Shirat u rikthyen sërish të dielën në zonën e Çermës, por rreziku i përmbytjeve duket i largët. Përveçse uji nuk është më prezent në zonat e përmbytura, puna po vazhdon në mbajtjen në gatishmëri të hidrovoreve.

Aktualisht, pesë hidrovoret në rrethin e Lushnjës janë në gjendje pune dhe kanë energji elektrike pa ndërprerje.

Hidrovori i Divjakës dhe ai i Tërbufit mbajnë peshën kryesore në largimin e rrezikut të përmbytjeve. Në Divjakë, sipas specialistëve, hidrovori po përballon kapacitetin maksimal të prurjeve të ujit.

Hidrovori i Divjakës vazhdon të mbahet në gatishmëri të lartë pune për përballimin e prurjeve të mëdha të ujërave që vijnë në të gjithë zonën.

Specialistët thonë se dy elektropompat funksionojnë me kapacitet të plotë. Ndërkohë, mesditen e së dielës kanë mbërritur dhe ndihmat e para për banorët e zonave të përmbytura, të cilat janë ushqime dhe batanie.

Krahas këtyre ndihmave vijon puna për lirimin e kanaleve kulluese nga mjetet e bordit të kullimit, pas mbylljes përfundimtare të argjinaturës së lumit Shhkumbin.

Top Channel