Kupa FA, Chelsea kalon në raundin e katërt

10/01/2016 00:00

Chelsea fitoi përballë skuadrës së kategorisë së tretë, Scunthorpe, në raundin e tretë të Kupës FA duke bërë që të kualifikohet në fazën e katërt.

Diego Costa realizoi golin e parë për Chelsean, duke bërë që të gjejë rrjetën në tre ndeshje radhazi për blutë, për herë të parë që nga gushti i 2014-s.

Në rezultatin 1-0, miqtë pretenduan për një penallti, por gjyqtari heshti. Në pjesën e dytë, Oscar i lë vendin Loftus-Cheek, 19-vjeçarit që vjen nga ekipet zingjirë të bluve e që shihet si njëri nga lojtarët me të ardhme të ndritur.

Pikërisht mesfushori anglez gjen rrjetën në minutën e 68 për epërsinë prej dy golash të Chelseat, duke i siguruar edhe kalimin në raundin e katërt.

Në sfidën tjetër, Swansea u eliminua nga Oxford pasi u mposht 3-2, ndërsa ndeshja tjetër mes Carlisle dhe Yeovilit përfundoi 2-2 që do të thotë se do të luhet edhe një ndeshje tjetër për të përcaktuar skuadrën që do të kualifikohet.

Top Channel