Tiranë, të shtëna me armë zjarri tek ish-parku i autobusëve

10/01/2016 17:50

Të shtëna armësh u dëgjuan pasdite vonë në afërsi të ish-parkut të autobusëve në Tiranë, në Rrugën e Kavajës.  Banorët e zonës njoftuan policinë, e cila gjeti në tokë disa gëzhoja.

Autoritetet dyshojnë se ka qenë një person i vetëm, i cili fillimisht ka qëlluar të paktën 3 herë në ajër dhe me pas ka drejtuar pistoletën në një prej lokaleve që ndodhen në atë zonë shumë të populluar.

Si pasojë e të shtënave u thyen xhamat e lokalit, ku një prej klientëve pësoi gërvishtje të lehta si pasojë e thyerjes së xhamave.

Policia nisi mbledhjen e dëshmive si dhe verifikimin e kamerave të sigurisë të disa bizneseve dhe një qendre tregtare që ndodhet pranë vendit të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel