“Srmn” prej 3 javësh në krye të “Top Awards”

10/01/2016 00:00

Prej 5 javësh, në ekranin e Top Channel, çdo të dielë ora 10:30-12:00, ka nisur klasifikimi i muzikës më të bukur shqiptare të publikuar së fundmi, në programin “The Top List”.

“Srmn” është kënga me e fundit e Ledri Vulës, e cili ka mundur t’i kryesojë kësaj renditje prej 3 javë rresht. Klasifikimit të ditës së sotme i janë shtuar 4 projekte të reja muzikore si MC Kresha ft Gjurmët “Era”, Era Istrefi “BonBon” , Adrian Gaxha ft. Lindon “Asnihere” si edhe Albina Kelmendi “Ëndrrën mos ma merr”.

Por, duket se suksesi i tyre ka qenë i menjëhershëm pasi Mc Kresha është renditur menjëherë në vendin e dytë ndërsa Era Istrefi në vendin tretë.

Projekte muzikore të cilat i janë larguar këtij klasifikimi janë “Shush” i Lyrical Son, “Du” nga Dren Abazi ft. Zzo si edhe “Ashiqare” nga Gjiko.

Ja cili është klasifikimi i plotë i “The Top List”, “Top Awards”:

1. Ledri Vula – “Srmn”
2. MC Kresha Ft Gjurmet – “Era”
3. Era Istrefi – “BonBon”
4. Nrg Band – “Ajo m’kalli”
5. Adrian Gaxha ft. Lindon – “Asnihere”
6. 2Ton – “Ani nasht”
7. Asgje Sikur Dielli – “Adresa”
8. Butrint Ymeri  – “Eja”
9. Albina Kelmendi  – “Ëndrrën mos ma merr”
10. Ghetto Geasy ft. Majk  – “S’jena mo”
11. Bleona Qerreti – “Take you over”
12. Ciljeta ft. Lil Koli & Filloreta – “Big booty”
13. Vlashent Sata – “Ëmbël”
14. Duffy  – “Hate you love you”
15. Elvana Gjata ft. Bruno  – “Love me”
16. Sheila  – “Datty datty”
17. Ronela Hajati  – “A do si kjo”
18. Kida – “S’ki ide”
19. Fajter ft BimBimma & Trimmy – “Asnjo1”
20. Samanta – “Asnjo si un”

Top Channel