Stërvitja ekstreme e ushtarëve në Indonezi

10/01/2016 00:00

Kemi parë shpesh stërvitje nga më ekstremet nga forca ushtarake të vendeve të ndryshme, por kjo mënyrë e zgjedhur nga ushtria në Indonezi është vërtetë e veçantë dhe mjaft e rrezikshme, në limite e jetës.

Së fundmi është publikuar një video në “Youtube”, pamjet e së cilës janë vërtetë të tmerrshme.

Gjashtë ushtarë zvarriten në baltë, ndërsa dy të tjerë qëllojnë me armë zjarri në hapësirën midis tyre.

Nuk është e qartë se ku janë kapur këto pamje, por në përshkrimin e videos thuhet se ushtarët janë pjesë e Forcave Speciale të Indonezisë.

Top Channel