Motrat Jenner, foto me bikini

10/01/2016 00:00

Kylie dhe Kendall Jenner kanë postuar një foto me bikini në Instagram për kënaqësinë e fansave të tyre. Yjet qëndronin pranë njëra-tjetrës dhe në foto kishin fokus kryesor trupin e tyre.

Kylie e ndau foton me 47 milion ndjekësit e saj, teksa pozonte pas motrës së saj të madhe. Në foto dukeshin qartë këmbët e saj të gjata.

Motra e vogël Kylie kishte veshur bikini ngjyrë gri me rripa të bardhë, ndërsa Kendall mbante veshur bikini ngjyrë të gjelbër. Motrat kanë ekspozuar trupin e tyre, por nuk kanë munguar as komentet nga ndjekësit e tyre.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel