Sarandë, sekuestrohen 76 kg kanabis; arrestohen 2 persona

11/01/2016 10:50

Policia ka njoftuar sekuestrimin e 76 kilogramë kanabis sativa dhe arrestimin e dy personave që e zotëronin këtë sasi lënde narkotike.

Në pranga kanë rënë 32-vjeçari Taulant Lamaj dhe 33-vjeçari Olgert Lamaj, të dy banues në Vlorë. Policia i arrestoi këta shtetas pasi kishte informata se do të transportonin lëndë narkotike nga fshati Kuç i Vlorës në drejtim të qytetit të Sarandës dhe më pas me destinacion final Greqinë.

Shërbimet e Policisë, gjatë orëve të para të mëngjesit, në aksin rrugor Çorraj-Borsh kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve.

Gjatë kontrollit të automjetit të tyre, shtetasve iu gjet edhe një automatik.

Top Channel