Reforma në drejtësi, Lu nis përpjekjet diplomatike pas ngërçit të ri

11/01/2016 00:00

Ambasadori amerikan ka nisur përpjekjet diplomatike për ngërçin e ri për reformën në drejtësi me takimin me presidentin Bujar Nishani.

Donald Lu ka qënë mëngjesin e sotëm në zyrën e kreut të shtetit, teksa ka nisur mbledhja e radhës e ekspertëve, pa praninë e përfaqësuesve të opozitës.

Një ditë më parë, ekspertët e opozitës braktisën mbledhjen, pasi kanë këmbëngulur që anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe institucioneve të tjera të drejtësisë të mos zgjidhen me shumicë të cilësuar prej 84 votash, por me shumicë kushtetuese prej 93 votash.

Top Channel