Lady Gaga “tmerron” Leon

11/01/2016 10:55

Roli i luajtur në një film ku portretizon një vampire gjakpirëse i dha asaj çmimin e aktores më të mirë mbështetëse për serialet…dhe jo më kot.

Lady Gaga “nuk tmerron” vetëm përmes rolit të vet. 29-vjeçarja “tronditi” edhe të pranishmit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve…sidomos Leonardo Di Caprio-n.

Aktori u kap mat teksa hedh sytë vjedhurazi dhe “i frikësuar” pas shpinës së këngëtares, e cila kaloi pas pranë tij në momentin që iu thirr emri si fituese e “Golden Globe”.

Lady Gaga u nominua në dhjetor për rolin e vet në seritë e limituara horror, “American Horror Story: Hotel”. Ajo kishte zgjedhur një fustan të zi për t’u shfaqur në mbrëmjen gala, kombinuar me një model klasik të flokëve.

Top Channel