Daily Express përkujton Ditën e Republikës së Shqipërisë

11/01/2016 00:00

Daily Express na përkujton 11 janarin, ditën e Republikës së Shqipërisë. Në këtë datë më 11 janar të 1946, Enver Hoxha shpalli Republikën Popullore të Shqipërisë, dhe veten e tij udhëheqës të saj.

Media britanike rendit edhe 10 fakte kyçe për vendin tonë:

1. Më 1976 emri u ndërrua në Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë;

2. Më 1992, pas rrëzimit të komunizmit, emri ndryshoi sërish në Republika e Shqipërisë;

3. Më 1967, Shqipëria u bë shteti i parë ateist në botë;

4. Shqiptarët e quajnë vendin e tyre Shqipëri, që do të thotë ‘vendi i shqiponjave’;

5. Gjatë periudhës komuniste makinat private ishin të paligjshme në Shqipëri;

6. Pasi Lord Voldermort u rrëzua për herë të parë nga froni në librin e Harry Potter, ai thuhet se u fsheh në pyjet e Shqipërisë;

7. ‘Albania’ është emri i të paktën tre qyteteve në Kolumbi;

8. Emri më i vjetër i njohur për ishullin britanik ëshët Albion. Rreth shekullit të 11 në shkrimin latin i referoheshin edhe si ‘Albania’;

9. Shqipëria konkurron në lojërat olimpike që prej 1972, dhe çdo vit deri më 1992, por nuk ka fituar ende një medalje;

10. Monedha aktuale në Shqipëri, e quajtur Lek, ka marrë emrin pas Aleksandrit të Madh, emri i të cilit në shqip u shkurtua në Leka i Madh.

Top Channel