Aksident në Durrës, krijohet trafik tek Ura e Dajlanit

11/01/2016 11:55

Një aksident në superstradën Tiranë- Durrës ka bllokuar segmentin në hyrje të Durrësit, tek Ura e Dajlanit. Burime policore bëjnë me dije se janë përplasur një mjet tip BMW me një kamion pranë një pike karburanti.

Mësohet se drejtuesi i mjetit tip BMW është plagosur rëndë. Policia ka devijuar qarkullimin e makinave nga zona e Kënetës, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel