Skavica, Duma: Firma fituese, në listën e zezë në Turqi

11/01/2016 13:35

Partia Demokratike deklaron se firma fituese për kontratën e Skavicës ekziston në listën e zezë në Turqi dhe ndërkombëtarisht. Sekretarja për marrëdhëniet me publikun, Grida Duma është shprehur se Rama ka nxjerrë në shitje pasurinë kombëtare.

Skavica vërteton se Rama ka përcaktuar fituesin pas bisedimeve sekrete dhe të paligjshme që ka mbatjur në Turqi. Ai nuk përgjigjet nëse kompania që ka vendosur t’i japë Skavicën është apo jo në listën e zezë për shkak të veprimtarisë së mëparshme të shpallur si e tillë nga autorietet turke dhe ndërkombëtare. Ai nuk pëgjigjet pse kompania shpall vendimin se ka fituar koncesionin para se ta shpallë qeveria shqiptare. Edi Rama nuk përgjigjet”, tha Duma.

Top Channel