Përroi që po izolon fshatin

11/01/2016 13:35

Prej një jave, 25 familje të fshatit Rade në Kalanë e Dodës janë pa komunikim me fshatrat e tjerë dhe me rrugën që të çon në qytetin e Peshkopisë.

Si pasojë e reshjeve të shumta, një përrua që vjen nga Korabi ka ndryshuar rrjedhë duke shkatërruar gjysmë kilometri rrugë që lidh këtë fshat. Banorët janë mbledhur dhe kanë provuar ta riparojnë vetë me kazma e lopata, por e kanë të pamundur.

Përroi ka çarë një kanal të madh në rrugë, kanal që duhet të mbushet me zhavorr ose lëndë inerte. Në rrugë ka patur shembje dherash dhe gurë të përmasave të mëdha, që vetëm fadromat mund ta lëvizin.

Banorët kërkojnë nga bashkia t’i ndihmojë me mjete të rënda për të bërë riparimin e rrugës.

Top Channel