Elbasan, banorët e Godoleshit protestojnë për rrugën

11/01/2016 14:10

Banorët e fshatit Godolesh, Njësia Administrative Labinot-Fushë në Bashkinë e Elbasanit, kanë protestuar këtë të hënë për shembjen e rrugës që lidh këtë fshat me qytetin.

Rruga, e cila u dëmtua si pasojë e rrëshqitjeve të tokës rreth dy muaj më parë, u shërben rreth 300 banorëve të këtij fshati. Ata kanë kërkuar ndihmë për të bërë të mundur lëvizjen e tyre normale.

Bashkia e Elbasanit, në lidhje me këtë segment rrugor të shembur është shprehur se janë vetë banorët e fshatit që janë bërë pengesë për rikonstruksionin. Sipas Etleva Kënutit, banorët nuk pranojnë që rruga të prekë tokat e tyre dhe as të shpronësohen.

Zonja Kenuti u kërkoi banorëve të gjëjnë mirëkuptim mes tyre pasi ndërtimi i këtij aksi rrugor i shërben të gjithë fshatit dhe jo vetëm dy familjeve.

Top Channel