Fiks Fare kap sekserët e gjykatave

11/01/2016 14:30

Emisioni Fiks Fare do sjellë fakte mbi mënyrën sesi funskionon sistemi i drejtësisë në Shqipëri, i përfshirë në skema të rënda korrupsioni.

Sot dhe në ditët në vazhdim, emisioni Fiks Fare do të sjellë sekserët dhe avokatët që kërkojnë para në këmbim të vendimeve të favorshme në procese gjyqësore.

Vendime gjykate ku të vdekurit ngjallen e dëshmojnë në seancë gjyqësore, vendime që bien ndesh me vendimet e Gjykatës së Lartë, prokurorë që ndryshojnë vendngjarjen e zvarrisin hetimet në shkëmbim të parave…

Për të gjitha këto dhe të tjera fakte, ndiqni Fiks Fare sot pas edicionit kryesor të lajmeve të orës 19:30.

Top Channel