Lotaria e kuponave tatimorë, sot afati i fundit

11/01/2016 00:00

Të gjithë qytetarët, që kanë kryer blerje të ndryshme duke tërhequr kuponin tatimor, nga data 15 nëntor e deri në 31 dhjetor të vitit 2015, sot kanë mundësinë e fundit për t’u bërë pjesë e lotarisë së parë fiskale në vend.

Data 11 janar është afati i fundit që kuponat të postohen me zarf përmes postës në adresën e lotarisë.

Sipas Ministrisë së Financave, në zarf nuk mund të ketë më pak se 50 kupona dhe vlera totale e tyre të duhet të jetë të paktën 5 mijë lekë.

Lotaria do të ketë mbi 500 çmime fituese, që fillojnë nga 10 mijë lekë deri në 1 milionë lekë. Pas përfundimit të dorëzimit këtë të hënë shorti për lotarinë do të hidhet në datën 15 janar.

Top Channel