VV e kthen në “modë”, godet me vezë edhe Murat Mehën

11/01/2016 00:00

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje goditën me vezë një tjetër zyrtar gjatë kësaj të hëne. Ai është Murat Meha, kryetari i Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi.

Sipas VV-së, si kryetar i këtij komisioni, ai ka bërë lëshime të mëdha, duke i dhënë mbi 8 mijë hektarë tokë të Kosovës Malit të Zi.

“Si rezultat i marrëveshjeve të tilla, që dëmtojnë rëndë sovranitetin e Republikës së Kosovës, shteti ynë është në krizë të thellë politike prej disa muajsh. As pas konstatimeve të ekspertëve se, marrëveshja për demarkacionin është e gabuar, ky milioner i Qeverisë së Kosovës nuk reflektoi”.

Më tej, VV shton se, “aksionet dhe protestat tona nuk do të ndalen, deri në tërheqjen e marrëveshjeve të dëmshme dhe deri në largimin e kësaj qeverie. Deri atëherë, përgjegjësit për këto dëme nuk do t’i lëmë të qetë”, thuhet në një komunikatë të VV-së, të shoqëruar me video nga hedhja e vezëve.

Top Channel