Scherzinger shkëlqen në tapetin e “Golden Globes”

11/01/2016 00:00

Ajo së fundmi ka konfirmuar marrëdhënien e saj me Grigir Dimitrov dhe duket se Nicole Scherzinger ka treguar ekzaktësisht atë që ylli i tenisit shikon tek ajo, teksa ka mbërritur në tapetin e kuq të festës së organizuar pas ceremonisë së “Golden Globe”.

Ish-anëtarja e Pussycat Dolls dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan të gjatë superseksi që tregonte gjoksin e saj.

Paraqitja e Nicole në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve vjen pas një udhëtimi në Australi, ku ajo konfirmoi më në fund romancën e shumëpërfolur me yllin e tenisit, Grigor.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel