Edhe Stallone përlotet, madje edhe në skenë

11/01/2016 00:00

Sylvester Stallone ka folur rreth humbjes tragjike të djalit të tij Sage. 69-vjeçari, i cili ka fituar çmimin si aktori më i mirë joprotagonist në ceremoninë e “Golden Globe”, ka treguar se si pjesëmarrja e tij në filmin “Creed”, e ka ndihmuar atë të largojë dhimbjen e tij.

“Emocionet e vërteta të vijnë gjithmonë në ndihmë”, ka thënë ai. “Më e rëndësishmja, doja të respektoja kujtimin e tij dhe mendoj se ia kemi dalë. Ishte një realizim i mirë ku ndjeva emocione të vërteta”.

Sage është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare për shkak të një ataku në zemër në 2012. Ai ishte djali i madh i Sylvester me bashkëshorten e tij të parë, Sasha.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel