Akuzat për Skavicën, PS: PD, baltë ndaj biznesit

11/01/2016 17:40

Partia Socialiste, përmes deputetes Olta Xhaçka u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për afera me tenderin e Skavicës.

Në një deklaratë për mediat, Xhaçka ka akuzuar partinë më të madhe të opozitës se ka ndërmarrë një strategji shpifjeje e baltosjeje.

“Partia Demokratike ka nisur një fushatë shpifjeje e baltosjeje ndaj biznesit. Pasi sulmoi atë të vogël, tani PD po sulmon edhe biznesin e huaj që vjen në Shqipëri të investojë dhe të hapë vende pune”, ka thënë Xhaçka.

Top Channel