Fjalët e para të Messi-t: Falenderoj futbollin!

11/01/2016 20:05

Tejet i emocionuar për arritjen e tij të jashtëzakonshme, Messi foli pas marrjes së trofeut, duke thënë se kurrë nuk e kishte ëndërruar këtë arritje në futboll.

“Është një moment shumë i veçantë për mua të jem përsëri këtu në këtë fazë, duke fituar përsëri një tjetër “Top të Artë”. Është e pabesueshme e kam fituar për herë të pestë atë. Kjo është një arritje që unë kurrë nuk e kisha ëndërruar në fëmijëri. Dua të falënderoj të gjithë ata që votuan për mua, padyshim edhe shokët e skuadrës. Së fundi dua të falenderoj sportin e futbollit për gjithçka që më ka dhënë mua, më ka bërë të mësoj dhe të rritem”, tha argjentinasi.

Top Channel