Goli i jashtëzakonshëm i brazilianit Lira, më i bukuri i 2015-s
11/01/2016 00:00
Goli i shënuar nga Wendell Lira është zgjedhur si më i bukuri për vitin 2015. Lira fitoi çmimin “Puskas” të FIFA-s në ceremoninë gala të Zyrihut.
Një aksion model, me pasime dehëse, e në fund një finalizim spektakolar, ky është goli që Lira shënoi sezonin e kaluar në ndeshjen e kampionatit brazilian Atletico GO-Goianesia.
Në garë për këtë trofe ishin edhe dy gola të tjerë të mrekullueshëm, ai i shënuar nga Florenzi në ndeshjen që Roma luajti ndaj Barcelonës në Champions, si dhe supergoli i Mexes në një derbi miqësor, Milan-Inter.
Top Channel