Kurajo! Ti mund t’ia dalësh!

11/01/2016 00:00

Të hedhësh plehrat në kosh është diçka relativisht e lehtë, por kur trotuari është i mbuluar nga akulli, atëherë kjo bëhet një detyrë e vështirë.

Së fundmi në “Youtube” është publikuar një video, pamjet e së cilës janë kapur në Steenwijk, Holandë.

Një banorë i zonës doli nga banesa për të dërguar plehrat në kosh, por rruga për të shkuar deri atje ishte më e vështirë se kurrë për të.

Trotuari ishte i mbuluar nga akulli, por megjithatë ai kishte një vendosmëri për t’u admiruar. Pavarësisht se përfundon në gjunjë, në fund ai ia arrin qëllimit.

A do ta bënte dikush në Shqipëri një veprim të tillë?

Top Channel