Kupa FA, ja çiftet e turit të katërt

12/01/2016 00:00

U hodh shorti për raundin e katërt të Kupës FA. Kampionët e Arsenalit do të mirëpresin në “Emirates” skuadrën e kategorisë së dytë, Burnleyn. “Topçinjtë” e Wenger do të kërkojnë që të fitojnë për herë të tretë radhazi këtë kompeticion.

Manchester United, që arritën një fitore në minutat e fundit kundër Sheffield United në “Old Trafford”, do të luajnë në transfertë ndaj skuadrës së kategorisë së dytë Derby Conty që është duke kaluar në një formë të mirë.

Liverpool që do të luajë edhe një ndeshje tjetër pas barazimit me Exter, nëse arrin të kualifikohet, do të përballet me West Ham, skuadër me të cilën ka humbur në kampionat.

Chelsea, skuadër e cila nuk njeh humbje që kur u shkarkua Mourinho, pret fituesin e sfidës mes Northampton Town dhe MK Dons për të kuptuar se kush do të jetë kundërshtari i fazës së katërt.

Të gjitha ndeshjet e kësaj faze do të luhen mes 29 janarit dhe 1 shkurtit, ndërsa disa prej sfidave do të transmetohen edhe në paketën “Supersport”.

Çiftet e raundit të katërt të Kupës FA

West Brom ose Bristol – Peterborough
Eastleigh ose Bolton – Leeds
Arsenal -Burnley
Derby – Man. United
Huddersfield ose Reading – Walsall
Exeter ose Liverpool – West Ham
Wycombe ose A. Villa – Man. City
Shrewsbury – Sheffield Wednesday
Nottingham Forest – Watford
Carlisle ose Yeovil – Everton
C. Palace – Stoke City
Oxford – Newport ose Blackburn
Ipswich ose Portsmouth – Bournemouth
Colchester – Tottenham ose Leicester
Bury ose Bradford – Hull
Northampton ose MK Dons – Chelsea

Top Channel