Prokurori meksikan: Falë takimit me Penn, arritëm të kapnim “El Chapon”

12/01/2016 00:00

Prokurori i Përgjithshëm meksikan, Arely Gomez, deklaroi se takimi sekret mes aktorit Sean Penn dhe bosit më të kërkuar të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman, ishte vital në kapjen e këtij të fundit.

“Ky takim ndryshoi rrjedhjen e ngjarjeve sepse ne po ndiqnim avokatin e Guzman dhe ndërsa avokati na shpiu te këta njerëz dhe tek ky takim”, deklaroi Gomez.

Prokurori deklaroi gjithashtu se po hetohet edhe takimi mes aktorit dhe lordit të drogës, por pa specifikuar qartë se çfarë pasoja mund të sjellë kjo për yllin e Hollywoodit.

Gjithsesi, i pyetur për ekstradimin e Guzman drejt SHBA-ve, Gomez tha se mund të marrë 1 deri në 5 vite, pasi ky është një rast i veçantë.

Në anën tjetër, aktori Sean Penn deklaroi se nuk ishte penduar për takimin dhe nuk ndihet fajtor, pasi nuk fsheh asgjë. “Nuk kam asgjë për të fshehur”, tha ai, duke iu shmangur shumë pyetjeve.

Top Channel