Defekte në rrjet, ndërpritet energjia në disa nënstacione

12/01/2016 09:00

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar mëngjesin e së martës për një ndërprerje të energjisë në nënstacionet Kalimash, Krumë, Kukës, Rexhepaj.

Sipas njoftimit, ndërprerja është verifikuar rreth orës 08:30, si pasojë e një defekti në linjën e transmetimit.

Ndërkohë, pa energji kanë mbetur edhe HEC-et Belë, Lapaj, Pobreg dhe Çernalevë; “ku po punohet për riparimin e defekteve”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Top Channel