Do të jesh i lumtur? Mjaft u ankove

12/01/2016 00:00

Sipas neuroshkencës, tendenca për tu ankuar ndikon negativisht dhe pengon aftësinë në tru për të gjetur zgjidhje për problemet.

Personat e pakënaqur, emisionet, lajmet alarmuese mund të përkeqësojnë problemet e ankthit dhe të krijojnë një gjendje alarmi të vazhdueshëm.

Në këtë mënyrë zbehet aftësia jonë për të reaguar ndaj cështjeve të ndryshme me pesimizëm. Por ja disa këshilla që të ndryshojmë këndvështrimin e jetës.

Çfarë lexon?
Zgjidh me kujdes burimet e informacionit. Mos u fokusoni vetëm në një burim dhe mundohuni të gjeni diçka ndryshe. Shihni agjenci të huaja, kanale të huaja televizive, që veçv të tjerash të ndihmon të zhvillosh dhe aftësitë gjuhësore.

Në punë
Keni të bëni me një shef apo një koleg që shqetësohet shumë? Mundohuni të jepni besmi të tjetri, pa rënë viktimë e shqetësimeve të tjetrit. Përqëndrohu, mundohuni të jeni jnë profesionist i besueshëm dhe i qetë.

Miqtë
Kini kurajoni të zgjidhni miqtë që dëshironi vërtetë në jetë. Mundohuni të rrethoheni nga personalitete pozitive. Ata që vetëm ankohen, përkëdhelen dhe përqëndrohen në ngjarje negative, të japin jnë peshë të rëndë mbi supe dhe një humor të keq. Mësohuni të shihni me gëzim sukseset e të tjerëve.

Frika e dështimit
Zilia fsheh ndjenjën e paaftësisë ndaj vetes. Filloni të ushqeni vetëvlerësimin me gjërat që të shtojnë frymëzimin. Çdo njeri ka burime dhe kompetenca të ndryshme, gjej pikën tënde që të bën të ndryshme nga të tjerët. Ndihesh i pasigurtë dhe të duket i lehtë dështimi? Mundohuni të qeshni me gabimet tuaja, ringrihuni me guxim për të provuar sërish.

Top Channel