Rikthehen reshjet e dendura, nuk raportohen dëme të tjera

12/01/2016 11:05

Mëngjesin e sotëm kishte reshje me intesitet të lartë në të gjithë vendin. Megjithatë nuk raportohen probleme serioze në lëvizjen në akset nacionale.

Drejtoria Rajonale e Rrugëve në Shkodër bën të ditur se në të gjithë rajonin ka reshje shiu, por nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Në rajonin që mbulon drejtoria e Tiranës, raportohet se në Elbasan, zona e Labinotit dhe në segmentin Drizë – Gramsh qarkullohet me një kalim. Aksi Ura e Peshkatarir – Bërzhitë, në vendin e quajtur Dubresh, rruga është e bllokuar. Ne drejtorine rajonale të Gjirokastrës nuk raportohet problem në asnjë aks.

Top Channel