Policët grinden në ambientet e komisariatit, arrestohet njëri prej tyre

12/01/2016 00:00

Dy oficerë policie janë goditur me njëri-tjetrin në ambientet e komisiariatit të policisë së Shkodrës.

Burime zyrtare të kësaj drejtorie, bëjnë me dije se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar Besnik Demushin, 35 vjeç, oficer policie.

Pas një konflikti të çastit, Demushi ka goditur me grushta punonjësin e policisë, B. K, 36 vjeç. Mbi Demushin rëndon vepra penale dëmtime të tjera me dashje.

Top Channel