“Arrest me burg” të dyshuarit për vrasjen në aksin Lushnje-Fier

12/01/2016 12:30

Gjykata e Fierit ka dhënë paraditen e kësaj të marte masën e arrestit ndaj shtetasit Ilir Memushaj, personi i dyshuar si autori i vrasjes së tre ditëve më parë në aksin rrugor Lushnje-Fier.

Mungesa e një argumenti për të justifikuar pse ndodhej në afërsi të vendit të ngjarjes, ku mbeti i vrarë Denis Kasa dhe u plagosën dy të tjerë, ka bindur Gjykatën e Fierit të vendosë “arrest me burg” për të ndaluarin.

36-vjeçari u ndalua 15 orë pas ngjarjes në Mbrostar, të premten që shkoi, si i dyshuar për pjesëmarrje në atentat. Ai nuk ka pranuar autorësinë dhe as përfshirjen në ngjarje, madje as të ketë njohur viktimën dhe të plagosurit.

Prokuroria i kërkoi gjykatës në seancën, që u zhvillua me dyer të mbyllura, arrest me burg me bindjen se Memushaj është i përfëhirë në organizimin dhe kryerjen e vrasjes.

Autorët që mendohen të kenë qënë 4 persona kanë sulmuar në mënyrë të tillë që askush në mjet të mbetej gjallë.

Top Channel