Bushati: Shqipëria, përkrah Turqisë në këto momente

12/01/2016 13:25

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar në rrjetet sociale pas sulmit terrorist në Turqi që u mori jetën 10 personave.

Në profilin e tij, shefi i diplomacisë shqiptare u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave të atentatit.

“Si vend aleat, Shqipëria solidarizohet dhe është përkrah Turqisë në këto momente”, ka thënë më tej Bushati.

Top Channel