Dy femra janë grindur keqas me njëra tjetrën jashtë një dyqani, dhe gjithë ngjarja është filmuar dhe postuar në internet.

Ngjarja ka ndodhur në Belmont Street në Aberdeen, dhe tregon një brune të veshur me fustan të bardhë, të grisur, duke u grushtuar, duke u rrahur e duke u kapur për flokësh me një bjonde.

Kalimtarët kanë tentuar të ndërhyjnë për ti dhënë fund sherrit, por duket se vajzat nuk janë tërhequr. Në këto pamje brunia shfaqet më pas me fustanin të grisur dhe gjysëm e zhveshur.

Ajo ka parë veten në rrjetet sociale dhe ka shkruar: “Po e pashë këtë video në Facebook dhe nuk është nevoja të më etiketoni dhe ta shoh gjithmonë”, duke bërë të ditur se videoja është bërë një javë para natës së ndërrimit të viteve.

Top Channel