Aksident i frikshëm në Lushnje-Berat, shpëtojnë 5 persona

12/01/2016 14:45

Kanë shpëtuar për mrekulli pesë persona që udhëtonin në një mjet BMË X3 në rrugën nacionale Lushnje-Berat.

Mjeti me të cilin udhëtonin Shaban Arapi, 66 vjeç, Blerim Bisha, 42 vjeç, Sulejman Arapi, 73 vjeç, Ali Arapi, 63 vjeç dhe Petrit Pepa, 46 vjeç banues në Berat.

Të pestë këta persona kanë qenë duke udhëtuar së bashku kur makina e tyre ka dalë nga kontrolli i drejtuesit dhe pasi është ngjitur mbi mbrojtëset metalike në anë të rrugës, ka përfunduar në kanal.

Mungesa e ujit ne kanal ka qenë jetike për pesë udhëtarët, të cilët  kanë dalë nga mjeti nëpërmjet dritares së xhamit të derës së pasme.

Të tronditur, por pa probleme për jetën, udhëtarët e mjetit janë transportuar në Spitalin e Lushnjes ku kanë marrë ndihmën mjekësore.

Reshjet e shiut dhe humbja e vëmendjes së drejtuesit, sipas uniformave blu, kanë qenë shkak që makina të dalë nga rruga dhe të përmbyset disa metra më tej në kanalin kullues.

Policia në vendngjarje po plotëson dosjen hetimore, ndërsa do të pyetet drejtuesi i mjetit për teëzbardhur shkaqet e aksidentit, i cili fatmirësisht nuk rezultoi fatal për jetë njerëzore.

Në këtë pikë të autostradës së re Lushnje-Berat, aksidentet kanë qenë të shpeshta pasi rruga kalon jashtë zonave të banuara, ndërsa banorët e zonës duhet të kalojnë për të shkuar në tokat e tyre dhe mungojnë totalisht nënkalimet apo mbikalimet dhe drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë normat e lejuara të shpejtësisë.

Top Channel