Shembet rruga, banorët e 3 fshatrave në Krujë të izoluar prej ditësh

12/01/2016 14:55

Banorët e tre fshatrave në rrethin e Krujës kanë mbetur të izoluar prej thuajse një muaji.

Reshjet e dendura të shiut në fund të vitit të kaluar dhe ato në ditët e para të këtij viti kanë bërë krejtësisht të pakalueshme rrugën që lidh fshatrat Kroi i Madh, Bruz-Zall dhe Bruz-Mal.

Rruga shërben për lidhjen e 60 familjeve me qytetin e Krujës dhe zona të tjera të vendit.

Banorët thonë se ankesat e tyre tek autoritetet kanë rënë në vesh të shurdhër dhe askush nuk ka ndërhyrë deri më tani për riparimin e segmentit rrugor.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel