Katari ndalon “The Danish Girl”

12/01/2016 00:00

Të gjithë ata që pëlqejnë filmin “The Danish Girl” dhe që jetojnë në Katar nuk do mund të shohin filmin e tyre të preferuar, pasi ky vend e ka ndaluar shfaqjen e tij.

Filmi i shumëpërfolur i Eddie Redmayne, ku aktori luan rolin e një transeksuali, me të cilin ka fituar dhe shumë nominime në ceremonitë e ndarjeve të çmimeve në Hollywood, raportohet se nuk do të transmetohet në Katar.

Zyrtarët e këtij vendi kanë bërë një deklaratë në të cilen thuhej se “The Danish Girl” është ndaluar në kinema dhe nuk do të shfaqet.

“Duam t’ju informojmë se filmi “The Danish Girl” është ndaluar së shfaquri në kinema. Ju falenderojmë për mirëkuptimin”, sqaron Ministria e Kulturës, duke mos dhënë arsye se pse ky film është ndaluar.

Top Channel