Rrëfimi prekës i Bieber për fëmijërinë e tij

12/01/2016 00:00

Justin Bieber nuk mund ta harrojë kohën kur ishte i varfër dhe kur tallej nga të gjithë.

Muzikanti momentalisht nuk ka pse të shqetësohet për gjendjen e tij financiare, pasi 3 prej këngëve të albumit të tij të ri kryesojnë klasifkimin britanik. Edhe pse mund të duket që për Biber rruga drejt suksesit ka qënë e lehtë, 21-vjeçari ka hasur shumë vështirësi për të arritur majat e suksesit.

“Kujtoj mirë kohën kur isha i varfër dhe tallesha nga fëmijët e tjerë”, ka thënë ai për revistën britanike “OK!”, “Kur ulesha në restorant me nënën time, ajo më urdhëronte se duhet të porosisja ujë në vend të limonatës.

Nuk mund ta harroj se sa shumë doja të pija limonatë. Por gjithashtu kujtoj edhe kohën kur mora çekun tim të parë dhe isha më shumë se i lumtur që do e përdorja atë për t’u kujdesur për nënën time”.

Top Channel