Pakistan, shpërthim pranë qendrës së vaksinimit; 14 viktima

13/01/2016 08:30

Të paktën 14 persona janë vrarë nga një shpërthim bombe jashtë një qendre vaksinimi për poliomelitin në Quetta të Pakistanit. Shumica e viktimave mësohet se ishin policë që ruanin klinikën.

Vaksinuesit kanë qenë shpesh shënjestër e militantëve gjatë viteve të fundit, pasi ata e shohin vaksinën kundër poliomelitit si një konspiracion perëndimor për të sterilizuar fëmijët pakistanezë.

Pakistani dhe Afganistani janë dy vendet e vetme ku poliomeliti është ende shumë i përhapur.

Policia lokale tha se shpërthimi vrau 12 policë, një paraushtarak dhe një civil. Rreth 20 persona janë plagosur.

Top Channel